Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Tensionet rriten para takimit Trump-Zelensky- 17 viktima nga sulmet ruse në Ukrainë, qindra dronë mbi Moskë

Lufta në Ukrainë po hyn në një fazë të re përshkallëzimi, me përplasje të ashpra përgjatë vijës së frontit dhe sulme ajrore që kanë prekur edhe territoret e brendshme të Rusisë. Forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet ndaj zonave të banuara në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur mes civilëve. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet në rajonet Donetsk dhe Dnipropetrovsk kanë lënë pas shtatë të vrarë dhe më shumë se 20 persona të plagosur. Donetsku vijon të mbetet një nga zonat më të nxehta të luftimeve. Në këtë rajon janë raportuar viktima në zonat pranë Kostantinivkës, ndërsa një tjetër person ka humbur jetën pranë Kramatorskut, qytet i konsideruar një pikë strategjike për mbrojtjen ukrainase. Ndërkohë, edhe rajoni i Dnipropetrovskut është përballur me një valë...