Tensionet rriten mes Emirateve dhe Iranit, sulmohet një objektiv

Tensionet rriten mes Emirateve dhe Iranit, sulmohet një objektiv

Bota E Diel, 8 Mars 2026 15:02 Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë për herë të parë një sulm ndaj Iranit, një zhvillim që konsiderohet një hap i ri në përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Lajmi është publikuar nga “Corriere della Sera” dhe citohet gjithashtu nga mediat izraelite. Sipas këtyre raportimeve, objektivi i sulmit ka qenë një impiant iranian për desalinizimin e ujit. Burimet izraelite e interpretojnë këtë veprim si një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj regjimit iranian, megjithëse theksohet se bëhet fjalë për një reagim të kufizuar dhe jo për përfshirje të plotë të Emirateve në konflikt. Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë identifikuar 17 raketa balistike të lëshuara drejt territorit të vendit. Sipas...