Tensionet në Lindjen e Mesme, sulmohet me dron baza ajrore britanik në Qipro

Tensionet në Lindjen e Mesme, sulmohet me dron baza ajrore britanik në Qipro

Baza ajrore britanike është goditur nga një sulm i dyshuar me dron, ka konfirmuar Ministria britanike e Mbrojtjes, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pas nisjes së një konflikti të ri të shtunën. Sipas autoriteteve, nuk raportohen viktima nga incidenti në bazën pranë Limassolit, në Qipro. Megjithatë, si masë paraprake sigurie, është vendosur zhvendosja e përkohshme e personelit nga baza, njoftuan zyrtarët të hënën. Qeveria britanike ende nuk ka konfirmuar origjinën e dronit. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi më herët se “Forcat tona të armatosura po i përgjigjen një sulmi të dyshuar me dron në Qipro, rreth mesnatës me orën lokale”. Ai shtoi se “niveli i mbrojtjes së forcave tona në rajon është në pikën më të lartë...