Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti iranian bën thirrje: Irani dhe SHBA-të duhet të shkojnë përtej termit “as luftë as paqe”

Tensionet në Lindjen e Mesme, Presidenti iranian bën thirrje: Irani dhe SHBA-të duhet të shkojnë përtej termit “as luftë as paqe”

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Teherani dhe Uashingtoni duhet të dalin nga gjendja e “as luftës dhe as paqes” dhe të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut. Sipas mediave iraniane, Pezeshkian tha se alternativa e vetme për tejkalimin e tensioneve aktuale është negociata, duke theksuar se udhëheqja iraniane ka mbështetur vazhdimin e bisedimeve me SHBA-në. “Nëse nuk angazhohemi në dialog, atëherë cila është alternativa?”, deklaroi presidenti iranian. Ai shtoi se udhëheqja e vendit ka kërkuar vazhdimisht zgjidhjen e situatës së krijuar mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përmes rrugëve diplomatike. Deklaratat vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara, pavarësisht armëpushimit të arritur më 8 prill. Teherani ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për shkelje të armëpushimit, ndërsa Uashingtoni ka...