Tensionet në Lindjen e Mesme, mediat ndërkombëtare: Trump ka shprehur interes serioz për dërgimin e trupave tokësore në Iran
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Donald Trump ka shprehur “interes serioz” për dërgimin e trupave tokësore në Iran. Media raportojnë se Trump e ka diskutuar këtë ide në takime private me këshilltarë dhe zyrtarë republikanë. Sipas tyre, kjo është pjesë e një vizioni të mundshëm pas luftës për Iranin. Plani i diskutuar do të përfshinte sigurimin e rezervave të uraniumit të Teheranit dhe bashkëpunimin e një regjimi të ri me SHBA për prodhimin e naftës. Burimet thonë se një skenar i tillë do të mund të ngjante me marrëveshjen e vendosur ndaj Venezuela pas zhvillimeve të 3 janarit. Megjithatë Trump nuk po shqyrton një pushtim tokësor në shkallë të gjerë, por më tepër dërgimin e kontingjenteve të vogla ushtarake për objektiva specifike strategjike. Presidenti amerikan,...
Burimi:
top-channel.tv