Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, sulmohet anija teksa kalonte pranë Omanit, ja për çfarë dyshohet

Rikthehen tensionet në Ngushticën e Hormuzit, me anijet tregtare që kanë vështirësi të operojnë në kanalin e Gjirit Persik. Një anije u godit nga një municion i pashpërthyer 18 milje detare në lindje të Khasabit në Oman, duke shkaktuar një zjarr që është shuar. Njoftimin e dha Zyra e Sigurisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) në një deklaratë sot. Anija dhe ekuipazhi raportohet të jenë të sigurt, pa asnjë ndikim të raportuar në mjedis nga incidenti.