Tension i lartë në Gjirin Persik, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme dhe akuza për goditje ushtarake

Tension i lartë në Gjirin Persik, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme dhe akuza për goditje ushtarake

Një natë e tensionuar është regjistruar në Gjirin Persik mes forcave amerikane dhe atyre iraniane. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, SHBA-ja kreu sulme mbrojtëse në ishullin Qeshm, duke goditur një kullë radioje, ndërsa Irani reagoi me sulme raketore ndaj objektivave detare dhe ushtarake në rajon. Centcom tha se Teherani kishte qëlluar dy raketa në Kuvajt dhe tre në Bahrein, të cilat të gjitha u shkatërruan ose u interceptuan. SHBA-të, të cilat dje e çaktivizuan anijen cisternë të naftës “Lexie” gjatë rrugës për në Iran, kryen sulme mbrojtëse në ishullin Qeshm, duke goditur një kullë radioje. Iranianët u përgjigjën duke lëshuar raketa në anijen “Panaya” dhe duke synuar Kuvajtin dhe Bahreinin. Garda Revolucionare iraniane pretendoi se kishte dëmtuar bazën e Flotës së Pestë amerikane në Bahrein,...