Temperaturat e larta “përvëlojnë” Francën, qeveria ndërhyn me masa drastike në eventet masive
Franca ka vendosur kufizime për konsumin e alkoolit në disa aktivitete publike gjatë festivalit të madh muzikor Fête de la Musique, ndërsa vendi përballet me një valë të fortë të nxehti dhe temperatura rekord. Vendimi është marrë për shkak të alarmit të kuq për temperatura ekstreme, me autoritetet që paralajmërojnë se një pjesë e madhe e vendit do të përballet me temperatura deri në 40-41 gradë Celsius. Zyra e kryeministrit francez Sébastien Lecornu njoftoi se për eventet e organizuara nga institucionet shtetërore është kërkuar që të mos shërbehet alkool, me qëllim uljen e presionit mbi shërbimet e urgjencës dhe mbrojtjen e personave më të rrezikuar. Miliona njerëz në rrugë, por temperaturat sjellin masa të jashtëzakonshmeFête de la Musique, festivali që mbahet çdo vit në solsticin...
Burimi:
javanews.al