Temperatura të larta në Holandë, mbi 900 viktima

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900 viktima

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik, sipas Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM). Sipas të dhënave të publikuara nga RIVM dhe të raportuara nga transmetuesi publik NOS, shkaku i saktë i vdekjeve nuk është konfirmuar, por instituti vlerëson se është “shumë e mundshme” që temperaturat e larta të kenë ndikuar në humbjen e jetëve. Shumica e viktimave ishin mbi 80 vjeç. RIVM theksoi se të moshuarit janë më të rrezikuar gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme, pasi organizmi i tyre e përballon më vështirë temperaturën e lartë, djersit më pak dhe ka më shumë gjasa të dehidratohet. Rrezik të shtuar kanë edhe personat me sëmundje...