Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1 mijë e 200 hektarë tokë

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1 mijë e 200 hektarë tokë

Flakët vijojnë të përfshijnë jugun e Francës, ku zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra të mëdha zjarri, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat ekstreme që kanë goditur vendin pas valës së të nxehtit në Europë. Tre zjarre kanë djegur mbi 1 mijë e 200 hektarë tokë, dy prej tyre në afërsi të qytetit portual të Marsejës. Situata më kritike paraqitet në zonën e Aude, pranë kufirit me Spanjën, ku flakët kanë përshkuar rreth 900 hektarë. Rreth 800 zjarrfikës janë angazhuar në terren, ndërsa erërat e forta po e bëjnë shumë të vështirë izolimin e zjarrit. Një vatër pranë aeroportit të Marsejës është vënë nën kontroll, ndërsa autoritetet kanë neutralizuar edhe një tjetër zjarr në Lancon-Provence, ku u dogjën rreth 260 hektarë. Në qytetin...