Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg

Teknologjia në luftë/ Ukraina prezanton super dronin, ka aftësi të godasë objektiva deri në 1 mijë kilometra larg

Ukraina vazhdon të befasojë botën me zhvillimet e saj në teknologjinë ushtarake, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në një fazë ku dronët dhe sistemet pa pilot po bëhen armët më vendimtare të konfliktit. Në qendër të vëmendjes së fundit është një dron i ri sulmues me rreze të gjatë veprimi, i prezantuar nga inteligjenca ushtarake ukrainase, i aftë të godasë objektiva deri në 1,000 kilometra larg. Ky zhvillim konsiderohet një hap strategjik shumë i rëndësishëm për Ukrainën, pasi i jep mundësinë të godasë objektiva të thella brenda territorit rus pa përdorur raketa të shtrenjta balistike apo armë të importuara nga Perëndimi. Droni i ri është pjesë e strategjisë ukrainase për të zhvilluar armë vendase me kosto relativisht të ulët, por me efekt të lartë...