Teknologji izraelite/ Mbrojtje nga raketat dhe dronët: Greqia investon miliarda për “Mburojën e Akilit”

Teknologji izraelite/ Mbrojtje nga raketat dhe dronët: Greqia investon miliarda për “Mburojën e Akilit”

Greqia po përgatitet të marrë vendime kyçe gjatë vitit 2026 për ndërtimin e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore dhe raketore, të njohur si “Mburoja e Akilit”, një nga projektet më ambicioze të sigurisë në historinë e vendit. Sipas raportimeve të Ekathimerini, Ministria greke e Mbrojtjes dhe drejtuesit e Forcave të Armatosura synojnë që brenda vitit të ardhshëm të përcaktojnë arkitekturën përfundimtare të këtij sistemi, i cili do të mbrojë vendin nga kërcënime moderne si raketat balistike, dronët, municionet endacake dhe sulmet ajrore hibride. Barrën kryesore operacionale të sistemit pritet ta mbajë Ushtria Tokësore, e cila do të operojë shumicën e platformave të reja që do të përbëjnë bazën e “Mburojës së Akilit”. Një element qendror i programit është blerja e 36 sistemeve...