Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur në përfundime për shumicën e çështjeve
Iran ka pranuar se është arritur përparim në negociatat për një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës, megjithatë autoritetet në Teheran theksojnë se nënshkrimi i saj nuk është ende i afërt. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se “është arritur një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen”, por shtoi se kjo nuk do të thotë se marrëveshja është pranë finalizimit. Sipas tij, fokusi aktual i negociatave është përfundimi i luftës dhe jo detajet e programit bërthamor iranian. Baghaei kritikoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qasjen e presidentit Donald Trump në rrjetet sociale, duke thënë se “kërcënimet, presionet dhe propagandat janë pjesë e politikës në atë pjesë të botës”. Ai theksoi se Irani do të...
Burimi:
vizionplus.tv