Teherani: Kina, Rusia dhe Franca na kanë kërkuar një armëpushim

Teherani: Kina, Rusia dhe Franca na kanë kërkuar një armëpushim

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Gharib Abadi, deklaroi gjatë një interviste në një kanal televiziv shtetëror se “disa vende, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Francën, i kanë kërkuar Teheranit të bëjnë një armëpushim”. Ai shtoi se “kushti i parë është ndërprerja e sulmeve”. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për CBS ka deklaruar se lufta në Iran praktikisht ka mbaruar “Mendoj se lufta me Iranin në thelb ka mbaruar. Do të mbarojë së shpejti. Shtetet e Bashkuara janë shumë më përpara sesa periudha katër deri në pesë javë”, tha Trump. “Ata nuk kanë anije, asnjë komunikim dhe asnjë forcë ajrore”, theksoi ai.