Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Teherani: Jemi ende nën “hijen e luftës”

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajerani, ka deklaruar se “hija e luftës ende ekziston dhe forcat e armatosura të vendit janë ende me gishtin në këmbëz”. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA, Mohajerani theksoi se rregullimet e reja detare në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat në vazhdim po zhvillohen në përputhje me vullnetin e popullit iranian, të cilin ajo e quajti “karburantin e raketave iraniane”. Ajo shtoi se rimëkëmbja ekonomike e Iranit është gjithashtu në proces. Duke e cilësuar bllokadën detare të SHBA-së si “pirateri”, Mohajerani paralajmëroi se kjo mund të ndikojë në tregje. Qeveria, tha ajo, po bën gjithçka që mundet për të menaxhuar tregun, me fokus të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë së ofertës dhe kërkesës. Ndërkaq, situata mbetet e tensionuar, ndërsa Irani...