Të shtëna me armë zjarri në Montreal, vriten një oficer policie dhe autori i krimit
Një oficer policie humbi jetën gjatë një operacioni policor në lagjen Cote-des-Neiges në Montreal të Kanadasë, ndërsa edhe i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit. Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ndodhi gjatë një ndërhyrjeje policore, ku situata u përshkallëzua në shkëmbim zjarri. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura rrethanat e plota që çuan në incidentin fatal. Dëshmitarë në vendngjarje raportuan momente paniku, teksa u dëgjuan dhjetëra të shtëna. Një prej tyre deklaroi se pa xhamat e një ndërtese të thyheshin në katin e gjashtë dhe se dëgjoi rreth 30 të shtëna. “Dëgjova plumba që kalonin shumë pranë meje. Ishte një situatë e frikshme”, tha dëshmitari për mediat lokale.
Burimi:
vizionplus.tv