Të shtëna me armë në një festë pranë liqenit Arcadia në Oklahoma, të paktën 10 të plagosur
Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri gjatë një feste në natyrë pranë Liqeni Arcadia, në zonën e Oklahoma City. Sipas autoriteteve lokale, të shtënat ndodhën rreth orës 21:00 gjatë një tubimi të të rinjve në qytetin Edmond. Policia mori disa telefonata emergjente dhe reagoi menjëherë duke dërguar forca të shumta në vendngjarje. Zëdhënësja e policisë, Emily Ward, konfirmoi se të paktën 10 persona janë transportuar në spitalet e zonës, ndërsa numri i të plagosurve mund të jetë edhe më i lartë, pasi disa persona mund të jenë paraqitur vetë për ndihmë mjekësore. 🇺🇸 UPDATE: Arcadia Lake campground shooting, Edmond, Oklahoma At least 10 people hospitalized, the number is expected to rise. Suspects are still at large.pic.twitter.com/hXnWTAVyx6 https://t.co/Csj6SFnXJY...
Burimi:
top-channel.tv