Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE
Dy gjyqtarë evropianë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), të cilët po përballen me pasojat e sanksioneve të vendosura nga Donald Trump, do të dëgjohen nga ministrat e 27 shteteve anëtare gjatë mbledhjes së së premtes të Këshillit të Drejtësisë së Bashikimit Europian. Nisma është kërkuar nga Franca dhe Sllovenia, vendet e origjinës së gjyqtarëve Nicolas Guillou dhe Beti Hohler. Të dy do të kenë mundësinë të paraqesin përvojën e tyre personale, në një moment kur u është pamundësuar përdorimi i kartave të kreditit dhe shërbimeve të ndryshme të ofruara nga kompani amerikane. Megjithatë, sipas një burimi, Komisione Europian nuk duket e gatshme, të paktën për momentin, të aktivizojë të ashtuquajturin “statut i bllokimit”, mekanizëm që lejon neutralizimin, të paktën pjesërisht, të efekteve ekstraterritoriale të sanksioneve...
Burimi:
javanews.al