Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e një varke me emigrantë në Gambia
Të paktën shtatë emigrantë u mbytën dhe një numër i papërcaktuar njerëzish ende rezultojnë të zhdukur në brigjet e Gambisë, pasi një anije që transportonte më shumë se 200 persona u përmbys gjatë natës, tha qeveria në Banjul të enjten. “Qeveria është informuar për një aksident tragjik detar që përfshinte një anije që transportonte më shumë se 200 emigrantë, e cila u përmbys rreth mesnatës më 31 dhjetor në brigjet e Jinak, në rajonin e Bregut të Veriut”, tha një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes. Marina, e cila u njoftua pas një sinjali rreziku, filloi një operacion kërkim-shpëtimi rreth orës 01:00, në të cilin morën pjesë anijet e saj dhe një anije peshkimi, thuhet gjithashtu në njoftim. Anija e mbytur u gjet e nxjerrë nga...