Të paktën 12 të plagosur nga të shtënat pranë një festivali në qytetin amerikan të Toledos
Të paktën 12 persona u plagosën të shtunën nga të shtëna me armë zjarri pranë një zone festivali në qytetin Toledo në SHBA, duke shkaktuar një reagim të madh policor dhe kërkime për autorin ose autorët, sipas autoriteteve në shtetin e Ohajos, transmeton Anadolu. Të shtënat ndodhën pas orës 17:30 pranë Festivalit Old West End në Toledo, ku sipas zëvendësshefit të Policisë së Toledos, Joseph Heffernan, të paktën dy persona të armatosur “me gjasë po qëllonin ndaj njëri-tjetrit”, raportoi NBC News. Dhjetë persona, të moshës nga 14 deri në 61 vjeç, u plagosën, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Autorët e të shtënave ishin ende në arrati deri vonë të shtunën, tha policia. Hetuesit po punojnë gjithashtu në një vendngjarje të dytë si...
Burimi:
syri.net