“Të mbrohemi nga kërcënimi rus”/ SHBA i bën thirrje vendeve europiane të NATO-s: Rrisni kapacitetet luftarake
Shefi i politikave në Pentagon, Elbridge Colby, u ka bërë thirrje ministrave europianë të mbrojtjes të NATO-s që të rrisin kapacitetet e tyre luftarake dhe të marrin drejtimin në mbrojtjen e kontinentit nga kërcënimi rus. Zyrtari me ndikim, i dërguar në takimin në Bruksel nga Shtëpia e Bardhë në vend të shefit të tij Pete Hegseth, deklaroi se SHBA planifikon të reduktojë forcat në Europë, por theksoi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake. Colby tha se Europa duhet të shkojë “përtej kontributeve dhe synimeve drejt rezultateve dhe kapaciteteve konkrete”, duke synuar një rivendosje marrëdhëniesh pas debatit të ashpër të muajit të kaluar për Grenlandën, të cilën Donald Trump kërkoi nga Danimarka. “Kjo do të thotë të vendoset përparësi efektiviteti luftarak mbi ngërçin burokratik...
Burimi:
top-channel.tv