Të lidhur me “ISIS”/ Turqia arreston 115 persona, planifikonin sulme për Vit të Ri

Të lidhur me “ISIS”/ Turqia arreston 115 persona, planifikonin sulme për Vit të Ri

Bota E Enjte, 25 Dhjetor 2025 17:14 Prokurorët turq kanë njoftuar se 115 të dyshuar të lidhur me grupin terrorist “ISIS” janë arrestuar në një operacion të gjerë, duke parandaluar sulme të mundshme në festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, raporton BBC. Arrestimet janë realizuar pas bastisjeve të zhvilluara në 124 adresa në Stamboll, ku u gjetën armë, municione dhe dokumente që tregojnë lidhjet e dyshuara me ISIS-in.Sipas autoriteteve, sulmet, që ishin planifikuar të ndodhnin këtë javë, kishin si objektiv kryesor grupet jomuslimane. Anëtarët e ISIS-it po planifikonin sulme në disa qytete të Turqisë për të shkaktuar panik dhe kaos gjatë periudhës festive. Bastisjet kanë ndodhur vetëm disa ditë pas një operacioni të ngjashëm në kufirin Afganistan-Pakistan, ku një shtetas turk, që dyshohet se...