Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Të fshehura në kuti për një kohë të gjatë, pesë foshnja gjenden të vdekura në Francë

Trupat e pajetë të pesë foshnjave janë gjetur në shtëpinë e një çifti në Orange, në departamentin Vaucluse të rajonit të Provencës në Francë, gjatë një kontrolli të kryer nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë hetimit, shkruan La Repubblica. Mbetjet e foshnjave ishin ruajtur në kuti brenda banesës së çiftit. Gruaja ka sjellë në jetë dje një fëmijë, i cili është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së foshnjave këtë vit në Francë. Në shkurt, një grua rreth 50 vjeç u arrestua pasi dy trupa foshnjash u gjetën në ngrirësin e saj në Haute-Saône. Në vitin 2015, në jug të Francës, u gjetën gjithashtu trupa foshnjash në ngrirësin e një banese, edhe...