Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

“Botërori 2026” do të jetë turneu më i madh dhe më i pasuri në historinë e futbollit, përfshirë këtu të ardhurat për FIFA dhe shpërblimet që ajo do të shpërndajë për skuadrat finaliste. Jo vetëm kaq, finalet e Kupës së Botës do të jenë të kripura edhe për xhepat e tifozëve që duan të ndjekin sfidat në stadium. Por kritikat dhe polemikat nga grupimet e tifozerive, pasi disa federata publikuan çmimet e biletave për ndeshjet e kombëtareve të tyre, duket se nuk kanë patur asnjë efekt. Presidenti i FIFA, Gianni Infantino mbrojti politikën financiare për biletat, duke përmendur kërkesën e madhe për to dhe të ardhurat e gjeneruara për këtë sport në të gjithë botën. Sipas tij, në shitje janë më shumë se 6 milion...