“Tarifat e Trump për naftën ndaj Kubës mund të sjellin krizë humanitare”, presidentja meksikane: Solidaritet të plotë me popullin kubanez, por…
Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum paralajmëroi të premten se tarifat shtesë të shpallura nga qeveria amerikane për çdo vend që ndihmon Kubën të furnizojë me naftë mund të shkaktojnë një “krizë humanitare” të madhe në ishullin e sunduar nga komunistët. “Zbatimi i tarifave për vendet që furnizojnë me naftë Kubën mund të shkaktojë një krizë humanitare në shkallë të gjerë, duke prekur drejtpërdrejt spitalet, sektorin ushqimor dhe shërbime të tjera absolutisht thelbësore për popullin kubanez”, tha Sheinbaum. Kjo u shpreh një ditë pasi Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv presidencial duke deklaruar se Uashingtoni “mund” të vazhdojë me vendosjen e tarifave shtesë, me një shumë të paspecifikuar, për çdo vend që shet naftë në Havanë. Dekreti nuk specifikon se cilat vende janë të përfshira, por Meksika...
Burimi:
top-channel.tv