Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Një raport i ri i OECD-së mbi “Tatimin e Pagave 2026” ka zbuluar pabarazi të theksuara në barrën tatimore që mbajnë punonjësit evropianë. Ndërsa Danimarka kryeson listën për taksat më të larta mbi të ardhurat personale, vende si Polonia dhe Sllovakia ofrojnë lehtësime domethënëse, veçanërisht për prindërit me fëmijë në varësi. Beqarët pa fëmijë, Danimarka, “kampionia” e taksave Për një person beqar që fiton një pagë mesatare, Danimarka mbetet vendi më i shtrenjtë për të jetuar, me një normë të tatimit mbi të ardhurat personale (TAP) prej 35.3%. Ajo ndiqet nga Islanda (27.1%) dhe Belgjika (25.6%). Në anën tjetër të spektrit, Polonia shënon normën më të ulët me vetëm 6.6%, e ndjekur nga Çekia me 9.7%. Në ekonomitë e mëdha të Bashkimit Evropian, situata paraqitet...