Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, çfarë po ndodh në Davos/ Macron me syze dielli, Von der Leyen: Duhet një formë e re e pavarësisë europiane

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror, çfarë po ndodh në Davos/ Macron me syze dielli, Von der Leyen: Duhet një formë e re e pavarësisë europiane

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror po zhvillohet në Davos të Zvicrës, në një moment të shënuar nga tensione të forta ndërkombëtare. Udhëheqësit botërorë janë mbledhur mes marrëdhënieve të acaruara mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për çështjen e Groenlandës, situatës së paqëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe luftës në vazhdim në Ukrainë. Gjatë fjalimit të tij, presidenti francez Emmanuel Macron dha një paralajmërim të fortë kundër rikthimit të politikave të “burrave të fortë”, duke kritikuar “sundimin e më të fortit” dhe “ambiciet perandorake”, në një referencë të nënkuptuar ndaj Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, Kremlini konfirmoi se i dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, pritet të zhvillojë diskutime mbi çështjen e Ukrainës me përfaqësues të delegacionit amerikan, në kuadër të forumit...