Takimi trepalësh mes Mitsotakis, presidentit qipriot dhe Macron: Po përgatisim një mision detar me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Takimi trepalësh mes Mitsotakis, presidentit qipriot dhe Macron: Po përgatisim një mision detar me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Franca dhe partnerët e saj ndërkombëtarë po përgatisin një mision detar mbrojtës me qëllim rihapjen e Ngushticës së Hormuzit ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një takimi trepalesh në Qipro me homologun qipriot Nikos Hristodhulidhis dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. “Një mision plotësisht mbrojtës për shoqërimin e anijeve, në bashkëpunim me shtete evropiane dhe jo-evropiane, i cili synon që sapo të përfundojë faza më intensive e konfliktit të shoqërojë anijet me kontejnerë dhe cisternat, në mënyrë që të rihapet gradualisht Ngushtica e Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë ndërkombëtare dhe për rrjedhën e gazit dhe naftës nga rajoni”, u shpreh Macron. Gjatë takimit Makron dhe Mitsotakis, shprehën solidaritet me Qipron pas goditjeve të fundit në ishull nga dronë të prodhimit iranian duke theksuar se...