Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Izraeli nuk i bëri presion Shteteve të Bashkuara për të nisur sulmet ndaj Iranit, duke theksuar se në fakt mund të ketë qenë ai që “detyroi Izraelin” për të parandaluar një sulm të parë nga Teherani. “Ne po bënim negociata me ta dhe ishte mendimi im se Irani do të sulmonte i pari,” tha Trump, duke shtuar se sulmet kanë pasur një ndikim shumë të fuqishëm në shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit. Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Friedrich Merz, në takimin e parë me një aleat të huaj pas fillimit të luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit. Trump foli për suksesin e operacionit ushtarak, duke thënë se Irani ka humbur marinën, forcat ajrore dhe kapacitetet e...