Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

Takimi me Iranin në Zvicër, Vance: Historik, shohim një të ardhme me paqe dhe bashkëpunim

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, e ka përshkruar si “historik” takimin me delegacionin iranian të zhvilluar në Zvicër, duke deklaruar se palët kanë bërë përparim të rëndësishëm në orët e fundit të negociatave. Sipas tij, ky është niveli më i lartë i kontakteve mes udhëheqjes amerikane dhe iraniane në vitet e fundit, duke shtuar se bisedimet synojnë përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit të “transformojnë Lindjen e Mesme”. “Ne kemi bërë tashmë përparim të madh në orët e fundit. Me përjashtim të disa muajve të fundit, kurrë më parë udhëheqja iraniane dhe ajo amerikane nuk janë takuar në një nivel kaq të lartë. Negociatorët amerikanë janë në Zvicër për të transformuar Lindjen e Mesme përmes diplomacisë dhe bashkëpunimit, ku Irani dhe Gjiri janë në konflikt me njëri-tjetrin...