Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Ministria e Jashtme e Greqisë po punon me ritme intensive për të përgatitur pikat e diskutimit dhe delegacionin qeveritar, i cili do të shoqërojë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në Ankara të mërkurën e 11 shkurtit. Delegacioni pritet të përbëhet nga të paktën 10 ministra, ndërsa gjithçka varet edhe nga pala turke dhe nga marrëveshjet dhe kontaktet që ajo do të dëshirojë të ndjekë. Tashmë, disa ministrave u ka ardhur “sinjal” nga Ministria e Jashtme që të përgatiten për Ankaranë, të përditësojnë dosjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të evidentojnë se si po ecin marrëveshjet që tashmë janë arritur me palën përballë. Delegacioni grek deri tani duket se do të përfshijë të gjitha ministritë kyçe, ashtu siç ndodhi edhe në Këshillin e fundit të Lartë të...