Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

Tajlandë, 27 viktima nga zjarri në lokal, dhjetëra të plagosur

27 persona humbën jetën dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur, tetë prej tyre në gjendje kritike, pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një bar në Bangkok të Tajlandës gjatë natës të së dielës. Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen pranë skenës së lokalit “Rong Beer Na Lat Phrao”, në lagjen Chatuchak, dhe u përhapën me shpejtësi në të gjithë ambientin. Dëshmitarët thanë se energjia elektrike u ndërpre menjëherë, ndërsa tymi i dendur mbushi lokalin, duke shkaktuar panik mes klientëve. Zjarrfikësit mbërritën pak pas mesnatës dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda rreth 30 minutash. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, shumica e viktimave u gjetën në tualetet e lokalit, ku besohet se ishin strehuar për t’u mbrojtur nga flakët dhe tymi. Hetimet paraprake të...