“Ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri”/ Banderola me foton e Trump vendoset në Departamentin e Drejtësisë në Uashington, qëllimi dyshohet të jetë…
Një banderolë gjigante me imazhin e Donald Trump është vendosur në fasadën e Departamentit të Drejtësisë i SHBA-së në Uashington, me sloganin “Ta bëjmë Amerikën të sigurt përsëri”. Sipas raportimeve, veprimi shihet si simbolik dhe nënvizon ndikimin e presidentit mbi një institucion që më parë e ka ndjekur penalisht. Banderola, e realizuar në nuanca blu, është vendosur në ndërtesën historike Robert F. Kennedy, ndërsa Departamenti i Drejtësisë tradicionalisht përpiqet të ruajë distancë nga pushteti politik. Ky zhvillim vjen në një kohë kur, pas rikthimit të Trump në presidencë vitin e kaluar, departamenti është përballur me akuza për shënjestrim të kundërshtarëve politikë. Në mesin e rasteve të përmendura janë hetimet ndaj ish-drejtorit të FBI James Comey, Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, si dhe...
Burimi:
top-channel.tv