Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

Supremja refuzon kërkesën e Trumpit për kufizim të shtetësisë të fituar nga lindja

Gjykata Supreme amerikane ka refuzuar kërkesën e presidentit Donald Trump, për kufizim të fitimit të shtetësisë nga lindja, duke i dhënë goditje një nga prioriteteve kryesore të administratës së tij për luftimin e imigrimit. Për vendimin votuan gjashtë gjykatës dhe tre ishin kundër. Gjykatësit mbajtën në fuqi një vendim të një gjykate më të ulët që bllokoi urdhrin ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi përmes së cilit urdhëroheshin agjencitë amerikane që të mos njihnin shtetësinë e fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nëse asnjëri prej prindërve nuk ishte shtetas amerikan ose nuk kishte banim të përhershëm apo siç njihet ndryshe “green card”. Kundërshtarët e urdhrit të Trumpit kanë argumentuar se ai shkel amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili ua njeh shtetësinë personave të lindur në SHBA...