Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Kinemaja po përgatitet për të tërhequr sa më shumë shikues në sallat anembanë botës. Shumë prej filmave më të shumëpritur janë thjesht vijim i historisë apo përditësime të krijimeve të mëparshme ku vetëm pak janë plotësisht të rinj. Më poshtë ju rendisim titujt që do të vijnë këtë vit në ekran: 28 Years Later: The Bone Temple (16 janar) Ralph Fiennes rikthehet si mjeku i sjellshëm pas një apokalipsi. The Moment (30 janar) Nëse s’jeni lodhur nga dritat pulsuese të turneut “Brat”, mos e humbisni dokumentarin e Charlie XCX. Wuthering Heights (13 shkurt) Përshtatja kinematografike e librit të Emily Brontë vjen në kohë për Shën Valentinin, me protagonistë Margot Robbie dhe Jacob Elordi. GOAT (13 shkurt) Stephen Curry është bashkëproducent dhe rrëfen për një dhi...