Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën e Hormuzit

Sulmohet një anije cisternë kineze në Ngushticën e Hormuzit

Një anije cisternë me pronësi kineze është sulmuar pranë Ngushticës së Hormuzit të hënën, më 4 maj, në një incident që ka rritur shqetësimet për sigurinë detare në rajon. Sipas mediave kineze, sulmi ndodhi në Gjirin Persik, pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Në momentin e ngjarjes, në kuvertën e anijes shpërtheu zjarr. Nuk ka ende konfirmim nëse ka të lënduar mes ekuipazhit, ndërsa autoritetet kineze nuk kanë dhënë detaje zyrtare për incidentin. Sipas raportimeve, në anije shkruhej “CHINA OWNER & CREW”, duke treguar se ishte me pronësi dhe ekuipazh kinez. Ky është rasti i parë i raportuar i një sulmi ndaj një tanker kinez në këtë zonë. Disa burime të sigurisë detare dyshojnë se anija mund të ketë qenë tanker nafte dhe kimik...