Sulmi në një restorant në Moskë, Rusia akuzon Ukrainën për shpërthimin ku humbën jetën pesë persona
Rusia akuzon Ukrainën për organizimin e sulmit me bombë në një restorant në Moskë, ku humbën jetën pesë persona dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur. Moska e cilësoi ngjarjen një akt terrorist të planifikuar, ndërsa hetimet për autorët vijojnë. Shpërthimi ndodhi në hyrje të restorantit, ku po zhvillohej një aktivitet privat. Sipas autoriteteve ruse, një grua tentoi të hynte në ambient me një mjet shpërthyes, por u ndalua nga rojet e sigurisë. Pak çaste më pas, eksplozivi shpërtheu, ndërsa hetuesit dyshojnë se ai u aktivizua nga distanca. Sipas mediave ruse, objektivi i atentatit ishte një komandant i lartë i forcave ajrore ruse, i cili ndodhej në restorant. Ai i shpëtoi sulmit, por vajza e tij mbeti e plagosur rëndë, ndërsa dhëndri humbi jetën. Ministria...
Burimi:
vizionplus.tv