Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit u dëgjuan sërish në bazën britanike në Akrotiri, ndërsa avionë luftarakë u ngritën menjëherë në ajër. Në të njëjtën kohë, radarët zbuluan objekte të dyshimta në hapësirën ajrore, duke çuar në evakuimin e menjëhershëm të aeroportit civil të Pafos. Autoritetet qipriote konfirmuan se dy dronë që po drejtoheshin drejt bazave britanike u neutralizuan, ndërsa vendi mbetet në gjendje gatishmërie të lartë. Më herët, një mjet ajror pa pilot kishte rënë brenda zonës së instalimeve ushtarake britanike në Akrotiri, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Pas incidentit, Mbretëria e Bashkuar vendosi largimin e familjeve të personelit ushtarak dhe zhvendosjen e përkohshme të...