Sulmi ndaj Iranit/ Meloni: Nuk e dënoj dhe nuk e mbështes, nuk kam elementët për të marrë një qëndrim

Sulmi ndaj Iranit/ Meloni: Nuk e dënoj dhe nuk e mbështes, nuk kam elementët për të marrë një qëndrim

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi se nuk ka elementët e nevojshëm për të marrë një qëndrim të qartë mbi sulmin e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Në një interviste në emisionin televiziv Fuori dal coro, Meloni theksoi se pothuajse askush në Evropë nuk ka informacion të mjaftueshëm për të dhënë një gjykim kategorik mbi situatën. “Objektivisht nuk kam elementët e nevojshëm, ashtu siç nuk i ka pothuajse askush në Evropë, për të marrë një pozicion të prerë,” tha ajo, duke shtuar se, përveç kryeministrit spanjoll, pothuajse asnjë lider evropian nuk e ka dënuar hapur iniciativën dhe askush nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në konflikt. Meloni theksoi se Italia nuk është dhe nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e luftës. Ajo sqaroi se qeveria italiane...