Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, autoritetet: Rrëzuam tre raketa iraniane

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, autoritetet: Rrëzuam tre raketa iraniane

Një zjarr i madh ka shpërthyer në portin e Fujairah, një nga objektet kryesore të magazinimit dhe eksportit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale. Zyra e Medias e Qeverisë së Fujairah njoftoi në rrjetet sociale se ekipet e mbrojtjes civile janë angazhuar në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth. Sipas disa raportimeve, incidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një sulmi me dron, për të cilin autoritetet lokale kanë bërë përgjegjëse Iranin. Megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka ende një reagim zyrtar nga pala iraniane. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka interceptuar tre raketa të lëshuara, sipas saj,...