Sulmi më i madh ajror/ Rusia breshëri sulmesh drejt Ukrainës, 948 dronë drejt qyteteve të ndryshme gjatë orëve të fundit
Rusia ka kryer sulmin më të madh ajror ndaj Ukraina brenda një periudhe 24-orëshe që nga fillimi i luftës, duke lëshuar gjithsej 948 dronë në qytete të ndryshme të vendit, me pasoja të rënda në njerëz dhe infrastrukturë. Sipas autoriteteve ukrainase, më shumë se 400 dronë u përdorën vetëm gjatë pasdites së së martës, në një sulm të pazakontë gjatë ditës, i cili pasoi një bombardim të rëndë gjatë natës që la të paktën pesë të vdekur. Në Lviv, kryebashkiaku Andriy Sadovyi njoftoi se të paktën 22 persona janë plagosur, ndërsa paralajmëroi se bilanci mund të rritet. Autoritetet lokale publikuan pamje të një ndërtese banimi në flakë pranë një objekti historik. Kreu i rajonit, Maksym Kozytskyi, bëri të ditur se manastiri Bernardine, një monument i...
Burimi:
top-channel.tv