Sulmi me dron në Qipro/ “Nuk e kishim imagjinuar kurrë këtë”, banorët e zonës kërkojnë tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga ishulli
Sulmi me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri në Qipro, ka nxitur evakuimin e banorëve dhe shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë e komunitetit lokal. Giorgos Konstantinos, nënkryetar i fshatit, përshkroi tmerrin që ndodhi, duke thënë se të gjithë u larguan nga vendngjarja pas shpërthimit. Më tej ai shtoi “Ne jemi mësuar me zhurmën e aeroplanëve, por ajo që nuk e kishim imagjinuar kurrë është kjo. Droni shpërtheu pak më larg dhe na detyroi të gjithëve të largoheshim.” Në orët e para të së hënës, sirenat u ndezën ndërsa droni Shahed u rrëzua në pistën e bazës, duke detyruar më shumë se 1,000 banorë të fshatit të gjenin strehim në hotele, manastire ose tek të afërmit në zonën e Limassolit. Një banor i fshatit tha se...
Burimi:
top-channel.tv