Sulmi me dron në Kurdistan, dënohet njëkohësisht nga SHBA dhe Irani
Foto ilustruese ERBIL- Një sulm me dron që kishte në shënjestër banesën e një lideri kurd në Erbil u neutralizua nga mbrojtja ajrore mesnatwn e sotme, pa arritur objektivin dhe pa raportime për viktima. Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Si Irani ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar publikisht këtë akt. Që prej nisjes së tensioneve mes dy vendeve, fraksione të ndryshme në Irak të lidhura me interesat amerikane dhe iraniane kanë kryer sulme të ndërsjella me raketa dhe dronë. Ndërkohë, ambasada amerikane në Bagdad dhe baza të tjera ushtarake të SHBA-së në vend kanë qenë disa herë objekt i sulmeve, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në rajon./ZËRI
Burimi:
zeri.ai