Sulmi me armë në xhaminë e San Diegos, kush është heroi që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët
Një sulm me armë në një xhami në San Diego të SHBA-së ka lënë tre persona të vdekur, mes tyre edhe një roje sigurie që, sipas policisë, ka vepruar heroikisht duke parandaluar që ngjarja të ishte edhe më tragjike. Viktima kryesore e përshkruar si hero është Amin Abdullah, baba i tetë fëmijëve, i cili shërbente prej më shumë se një dekade në qendrën islame. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, veprimet e tij gjatë sulmit kanë ndihmuar në shpëtimin e jetëve të tjera. “Është e drejtë të thuhet se veprimet e tij ishin heroike. Pa dyshim, ai shpëtoi jetë sot”, deklaroi shefi i policisë së San Diegos, Scott Wahl. Sipas Këshillit për Marrëdhënie Amerikano-Islame në San Diego (CAIR-SD), Abdullah ishte një figurë shumë e dashur...
Burimi:
top-channel.tv