Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, SHBA njofton sanksione të reja ndaj Iranit

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, SHBA njofton sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione të reja ndaj Iranit, në përgjigje të sulmeve të fundit ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Thesarit të SHBA-së. Sipas departamentit, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) ka vendosur sanksione ndaj ndërmjetësit financiar iranian Ali Ansari, i cili, sipas autoriteteve amerikane, menaxhon një rrjet të gjerë global asetesh që u sjellin përfitime Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit iranian. Në deklaratën e tij, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se vendimi u mor “pas rifillimit të sulmeve iraniane ndaj anijeve ndërkombëtare në Ngushticën e Hormuzit”, duke intensifikuar më tej presionin ekonomik ndaj Teheranit. Në të njëjtën...