Sulmet në Lindjen e Mesme, dronët godasin rafinerinë më të madhe të Arabisë Saudite, mbyllen fushat e naftës dhe gazit izraelit

Sulmet në Lindjen e Mesme, dronët godasin rafinerinë më të madhe të Arabisë Saudite, mbyllen fushat e naftës dhe gazit izraelit

Katari ndaloi prodhimin e gazit natyror të lëngshëm të hënën, ndërsa Irani vijoi të sulmonte vendet e Gjirit në shenjë hakmarrjeje për sulmet izraelite dhe amerikane kundër tij, duke shkaktuar mbyllje paraprake të objekteve të naftës dhe gazit në të gjithë Lindjen e Mesme. Prodhimi i LNG-së në Katar është ekuivalent me rreth 20% të furnizimit global dhe luan një rol të madh në balancimin e kërkesës për karburant si në tregjet aziatike ashtu edhe në ato evropiane. Pas sulmeve me dronë në kompleksin gjigant të Ras Laffan, ku ndodhen njësitë e përpunimit të gazit, kompania shtetërore QatarEnergy paralajmëroi se mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për dërgesat e gazit natyrore, shkruan Reuters. Dronët goditën edhe zonën industriale Mesaieed në jug të Katarit, ku funksionojnë...