Sulmet ndaj Iranit, analiza nga CNN: Rritet mbështetja për Netanyahun në Izrael, në rrezik marrëdhëniet me SHBA
Operacioni ushtarak i Izraelit kundër Iranit po rrit ndjeshëm mbështetjen për kryeministrin Benjamin Netanyahu brenda vendit, por njëkohësisht po krijon tensione dhe polemika në Shtetet e Bashkuara, aleatin kryesor të Izraelit. Sipas një sondazhi të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare në Izrael, rreth 81% e izraelitëve mbështesin sulmet ndaj Iranit, ndërsa 63% mendojnë se operacioni duhet të vazhdojë deri në rrëzimin e regjimit iranian. Sipas CNN kjo klimë mbështetjeje i jep avantazh politik Netanyahut, ndërsa vendi po shkon drejt zgjedhjeve që pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti. Analistët thonë se kryeministri po përpiqet të përdorë sukseset ushtarake për të rindërtuar imazhin e tij pas sulmeve të 7 tetorit 2023, që u konsideruan një dështim i madh i sigurisë. Qeveria izraelite e ka...
Burimi:
top-channel.tv