Sulmet mes SHBA dhe Iranit, reagon Kaja Kallas: E papranueshme…
Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, përmes një postimi në llogarinë e saj në “X”, ka reaguar lidhur me sulmet e fundit mes Iranit dhe SHBA. Ajo ka theksuar se këto sulme po ndërlikojnë bisedimet për ti dhënë fund luftës. “Shkëmbimet e zjarrit midis SHBA-së dhe Iranit i ndërlikojnë më tej bisedimet tashmë të tensionuara për t’i dhënë fund luftës. Sulmet e Iranit ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit janë të papranueshme. Sipas memorandumit, Teherani u zotua të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Sulmet e tij të fundit ndaj anijeve pranë Ngushticës shkelin këtë angazhim dhe kërcënojnë të prishin rifillimin e furnizimeve me energji. Liria e lundrimit duhet të jetë e papenguar. Të hënën e ardhshme, Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen...
Burimi:
ntv.al