Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Sulmet iraniane ndaj bazave të përdorura nga SHBA shkaktuan rreth 800 milionë dollarë dëme

Një analizë e fundit tregon se sulmet iraniane ndaj bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rreth 800 milionë dollarë dëme vetëm gjatë dy javëve të para të konfliktit. Sipas raportimit të BBC, që bazohet në një studim të Center for Strategic and International Studies (CSIS), pjesa më e madhe e dëmeve është shkaktuar gjatë valës fillestare të sulmeve hakmarrëse nga Irani, menjëherë pas nisjes së operacioneve ushtarake nga SHBA dhe Izraeli. Megjithatë, shtrirja e plotë e dëmeve mbetet ende e paqartë. Shifra prej 800 milionë dollarësh konsiderohet më e lartë se vlerësimet e mëparshme dhe pasqyron koston e konsiderueshme për SHBA-të ndërsa konflikti vazhdon. “Dëmet ndaj bazave amerikane në rajon janë nënraportuar”, deklaroi Mark Cancian, këshilltar i...