Sulmet e SHBA ndaj Iranit dhe rikthimi i sanksioneve, rritet sërish çmimi i naftës, shkon mbi 76 USD për fuçi
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% të mërkurën, pasi tensionet në Lindjen e Mesme u përshkallëzuan sërish pas sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit dhe rikthimit të sanksioneve ndaj eksporteve iraniane të naftës. Nafta Brent, standardi ndërkombëtar i referencës, u rrit me 2.49 dollarë, duke arritur në 76.65 dollarë për fuçi, ose 3.4% më shumë krahasuar me mbylljen e një dite më parë. Sipas Richard Hunter, drejtor i tregjeve në platformën e investimeve Interactive Investor, reagimi i tregjeve erdhi pasi u raportua për një sulm iranian ndaj një anijeje që transportonte gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Ngushticën e Hormuzit, i ndjekur nga sulme hakmarrëse të SHBA-së në rajon. “””Raportimet për sulmin iranian ndaj një anijeje LNG në Ngushticën e Hormuzit,...
Burimi:
javanews.al